Edi Rama i besoi sërish Qarkun e Fierit, Balluku mirënjohëse për mbështetjen: Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve

Ditën e sotme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, ku kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në qarqet e vendit.
Ndërkohë, disa prej qarqeve kanë mbetur të pa ndryshuara, një prej tyre ai i Fierit, i cili do të vijojë të ketë drejtuese Belinda Ballukun.
Kjo e fundit përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka falenderuar kryeministrin, dhe ka shprehur mirënjohëje për të gjithë ata që votëbesuan PS në zgjedhjet e Majit 2025. Teksa më tej i ka dedikuar një falenderim edhe skuadrës.
“Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!” përfundon Balluku.
Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.
Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.
Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.
Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128