E dimë ç’keni marrë/ Tatimet ultimatum pronarëve të apartanenteve: Paguani taksat për fitimet nga Book

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se disponon të dhëna të detajuara mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara nga individët dhe bizneset në Shqipëri përmes platformës Booking.com.
Sipas të dhënave për periudhën janar–shtator 2025, në total janë regjistruar mbi 80 milionë euro rezervime, ndërsa komisionet e platformës arrijnë në rreth 12.8 milionë euro. Në këtë aktivitet janë përfshirë mbi 17 mijë subjekte dhe individë që kanë ofruar akomodim.
Në këtë kuadër, Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë përfituesve të të ardhurave nga kjo platformë që t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale për vitin 2025.
Institucioni thekson se bizneset duhet të verifikojnë përputhjen e deklarimeve të tyre me të dhënat e platformës, për të shmangur rivlerësimet tatimore.
Sipas Administratës Tatimore, mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje ligjore dhe shoqërohet me penalitete sipas legjislacionit në fuqi./Skyweb
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128