“BE dhe ndërkombëtarët kanë dosjen e saj”, Berisha: Mos u çudisni kur Balluku të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit

21 Mars 2026, 13:49 / POLITIKË ALFA PRESS

“BE dhe ndërkombëtarët kanë dosjen e saj”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale hodhi hipotezat se Belinda Balluku mund të zgjidhet sekretare e Përgjithshme e PS-së.

Ai theksoi që askush mos të çuditet për këtë gjë. Mes të tjerash Berisha tha se BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare e kanë dosjen Rama-Balluku

Sokol Deliaj: Doktor, të përshëndes. Nëse dosja Balluku e implikon edhe Ramën, duhet që anëtarët e Komisionit të Mandateve ta dërgojnë tek institucionet e BE që ata të marrin vendimin përfundimtar për këtë qeveri.

Sali Berisha: Faleminderit shumë Sokol për sugjerimin, por unë të garantoj se ata e kanë.
Institucionet ndërkombëtare e kanë atë dosje.
Megi Zogaj: Si e interpretoni faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier. A është kjo shenjë force apo dobësie e qeverisë?

Sali Berisha: Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut.
Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit.
Apo sot, kur e kanë atë mbledhje.

Po ndodh...

ide