Bie nga muri në Berat, përfundon te “Trauma” turistja e huaj
21 Mars 2026, 14:27 / POLITIKË

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku shtetasja L. T. (K), 69 vjeçe, banuese në Tiranë dhe me kombësi holandeze, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një mur.
Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128