Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri Britanik Starmer: Nuk do të ketë operacione sulmuese kundër Iranit nga bazat britanike në Qipro!

21 Mars 2026, 19:59 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Lindjen e Mesme, kryeministri Britanik Starmer: Nuk do të

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka siguruar aleatët e tij në Qipro se Forcat Ajrore RAF Akrotiri “nuk do të përfshihen” në marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar me Uashingtonin që i lejon SHBA-së të përdorë bazat për “vetëmbrojtje kolektive”.

Sipa raportimit të ‘Sky News’ dhe mediave të tjera ndërkombëtare, kryeministri britanik foli me Presidentin e Qipros pasi Irani shënjestroi me raketa balistike bazën e përbashkët Britani-SHBA Diego Garcia.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Downing Street tha:

“Kryeministri foli me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, këtë mëngjes. Kryeministri filloi duke nënvizuar se, si partnerë dhe miq të ngushtë, siguria e Qipros ishte me rëndësi të madhe për Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri përsëriti se RAF Akrotiri nuk do të përfshihej në vazhdimin e marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në për të përdorur bazat e Mbretërisë së Bashkuar në vetëmbrojtje kolektive të rajonit, duke përfshirë edhe degradimin e aftësive raketore iraniane.”

Kurse informimi nga media qipriotë ishte si më poshtë:

“Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, zhvilloi sot, të shtunën, një bisedë të gjatë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, pas iniciativës së këtij të fundit, në kuadër të kontakteve të rregullta të dy udhëheqësve mbi zhvillimet gjeopolitike në rajonin e gjerë. Gjatë diskutimit, në lidhje me Bazat Britanike në Qipro , Presidenti Christodoulides iu referua si problemeve që kanë lindur, ashtu edhe mësimeve të nxjerra nga menaxhimi i krizës deri më tani. Në këtë kontekst, ai paraqiti një propozim specifik për fillimin e diskutimeve përkatëse”.

“Kryeministri britanik i përsëriti Presidentit qipriot se siguria e Republikës së Qipros është themelore për Mbretërinë e Bashkuar dhe në këtë drejtim ata kanë marrë vendimin për të forcuar mjetet që do të kontribuojnë në masat parandaluese që janë marrë. Keir Starmer përsëriti se Bazat Britanike në Qipro nuk do të përdoren në asnjë operacion ushtarak agresiv”.

Po ndodh...

ide