Karton i kuq dhe pretendime për penallti, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë pikët në një barazim pa gola në “Loro Boriçi”

21 Mars 2026, 20:19 / SPORT ALFA PRESS

Karton i kuq dhe pretendime për penallti, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë

Vllaznia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një përballje të tensionuar në stadiumin “Loro Boriçi”, që mund të kishte një ndikim të madh në objektivat e dy ekipeve për këtë sezon.

Ndeshja ofroi momente të shumta argëtimi dhe raste për të dy portat. Shkodranët kërkuan dy herë penallti, por arbitri nuk iu drejtua VAR-it për të verifikuar situatën.

Në fund, Dinamo u favorizua nga një karton i kuq për Bajramin, duke e bërë ndeshjen të mbetet e hapur deri në sekondat e fundit.

Në përfundim, asnjë nga dy skuadrat nuk u largua plotësisht e kënaqur nga fusha, ndërsa pikët u ndanë dhe secila mbetet në garë për objektivat e sezonit.

 

Po ndodh...

ide