Merr flakë hoteli i Ronaldos në Marrakech, fatmirësisht nuk ka të lënduar
7 Prill 2025, 16:18 / SPORT

Një shpërthim zjarri ndodhi të shtunën, më 5 prill, në njërën nga dhomat e hotelit Pestana CR7 në Marrakech.
Falë reagimit të shkëlqyer të ekipeve në vendngjarje dhe ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, zjarri u vu menjëherë nën kontroll, njofton grupi hotelier.
Incidenti, i cili ishte i vogël, nuk shkaktoi asnjë dëmtim njerëzor dhe nuk kërkoi evakuim.
Të gjitha masat e sigurisë funksionuan në mënyrë të përkryer, duke garantuar sigurinë e klientëve dhe të stafit.
‘Hoteli mbetet plotësisht funksional dhe vazhdon të mirëpresë të ftuarit në kushte optimale’, shkruhet në një postim të stafit drejtues.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


