Mediat spanjolle: Ancelotti largohet nga Reali, merr drejtimin e Kombëtares legjendare

28 Prill 2025, 23:02 / SPORT ALFA PRESS

Mediat spanjolle: Ancelotti largohet nga Reali, merr drejtimin e Kombëtares

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Gazeta spanjolle “Marca” publikon se ditët e italianit si trajner i Real Madrid kanë përfunduar.

Ancelotti, sipas "Marca", ka arritur marrëveshjen me Federatën Braziliane të Futbollit. Pasi të mbyllë sezonin me Realin, Ancelotti do të marrë direkt drejtimin e 5 herë kampionëve të botës. Me Real Madrid, Ancelotti ka rënë dakord që të mos e drejtojë skuadrën në Botërorin e Klubeve.

Kështu, pasi ka fituar gjithçka në nivel klubesh si futbollist dhe trajner, Carlo Ancelotti do të tentojë të fitojë edhe Kupën e Botës, trofeun më të rëndësishëm në futboll.

 

Po ndodh...

ide