“Më vjen keq”, kapiteni largohet pas 7 vitesh, zgjedh skuadrën e re

3 Qershor 2023, 12:03 / SPORT ALFA PRESS

“Më vjen keq”, kapiteni largohet pas 7 vitesh, zgjedh

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City, por shpreson që më parë të fitojë tripletën, sukses që do kompletohej nëse fitohen finalen e FA Cup dhe Champions League. Përballë Manchester United dhe Interit.

Kapiteni i skuadrës së Pep Guardiolës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Mundësinë  e rinovimit e ka refuzuar dhe në qershor do të vijë largimi nga Etihad pas shtatë viteve fantastike te City.

Mesfushori i kombëtares gjermane (66 ndeshje dhe 17 gola me Pancerat), ka zgjedhur Spanjën për të vazhduar karrierën. Më saktë Barcelonën, klub që e kërkon prej kohësh.

32-vjeçari do të transferohet në “Camp Nou” me parametra zero dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Spanjës.

Gundogan ndodhet në kuotën e 9 golave dhe 7 asistimeve këtë sezon me Manchester City. Me skuadrën angleze ka fituar 12 trofe, numër që shpreson ta rrisë, duke filluar nga derbi i sotëm ndaj Manchester United në finalen e FA Cup.

Po ndodh...

ide