Man City eliminon Tottenhamin, Chelsea barazon me Aston Villan...

1 gol i Nathan Ake i ka mjaftuar Manchester Cityt për të avancuar në fazën tjetër të FA Cupe në Angli. Të besuarit e Guardiolës zhvilluan një paraqitje pozitive, duke dominuar kundërshtarin në të dyja fraksionet.
Pjesa e parë tregoi miqtë më kërkues, kundrejt londinezëve të cilët nuk gjetën forcë të godasin portën e mbrojtur nga Ortega në asnjë moment. Edhe tentativat e futbollistëve të Manchester Cityt rezultuan të pasakta, duke mbyllur fraksionin e parë në barazim pa gola.
Me nisjen e të dytit, City luajti po njësoj, me sulme të vazhdueshme, por pa mundur të konkretizojë. Kur u duk që gjithçka do të mbyllej në barazim pa gola, ishte Nathan Ake që shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Guardiolës në limitet e kohës së rregullt. Kaq mjafton që Manchester City të vijojë më tej rrugëtimin në kupë.
Në ndeshjen tjetër të luajtur të enjten Chelsea barazoi pa gola me Aston Villan. Të dyja skuadrat u paraqitën në fushë me pak ndryshime nga formacioni titullar, duke shprehur synimin se e dëshirojnë këtë trofe.
Blutë vendës kishin një epërsi të lehtë në mbajtwn e topit, ndërsa në anën tejtër Aston Villa pati raste të cilat mund të ishin shfrytëzuar më mirë. Sa i përket sulmuesi Armando Broja, u aktivizua në minutën e 77’. Kompanitë ndërkombëtare e vlerësuan me notën 6.2 performancën e shqiptarit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


