Lajme të mira për Ancelotti-n, Real Madrid rifiton sulmuesin titullar

Lajme të mira te Real Madrid.
Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr.
Sulmuesi pësoi një dëmtim në fundin e muajit nëntor kur ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Brazilit, me Vinicius që mbeti i dëmtuar në takimin kundër Kolumbisë.
Mungesa e tij ishte një lajm jo i mirë për të gjithë në shtëpinë e madrilenëve e sidomos për trajnerin italian, por tashmë braziliani ka nisur punën i diferencuar dhe fakti që ai ka nisur të vrapojë është një shenjë që rikthimi i tij do të ndodhë më shpejt se sa ishte planifikuar.
Sa i përket infermierisë, Arda Guler vijon punën në palestër, teksa stafi mjekësor ka komunikuar se afati i rikthimit të tij është brenda dhjetë ditëve të ardhshme.
Në krahun tjetër, gjendja e Tchouamenit duhet vlerësuar, edhe pse ai ka nisur punën individuale, francezi do të kryejë përsëri ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e tij.
Pra, vetëm Arda Guler mund të prekë fushën e blertë për ndeshjet e mbetura të këtij viti 2023 me Real Madrid që do të luajë katër ndeshje, duke nisur nga ajo e kampionatit përballë Betis, e më pas në Champions League përballë Union Berlin në transfertë dhe për ta mbyllur me dy takimet e La Liga-s kundër Villarreal në Madrid dhe Deportivo Alaves në transfertë.
-
Shkarkohet presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit
7 Dhjetor, 23:53
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

