Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme
1 Tetor 2023, 11:51 / SPORT

Granada do të sfidojë Almerian në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të La Liga-s. Ndërkohë klubi ka publikuar emrat e të gjithë futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë.
Në sy bie edhe përfshirja e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni. Mendohej se ai do të qëndronte jashtë fushave për një kohë të gjatë pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Betis, por është grumbulluar në listën e Granandës.
Ky është një lajm i mirë, si për beratasin, ashtu edhe për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Çekinë, që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania” dhe mund të jetë përcaktuese sa i përket kualifikimit në “Euro2024”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
