“Ky nuk është futboll”, u dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut: Në këto kushte nuk mund të luhet futboll

3 Dhjetor 2025, 13:46 / SPORT ALFA PRESS

“Ky nuk është futboll”, u dhunuan në

Ngjarja e rendë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunuan përpara sfidës kundër KF Iliria, ka detyruar klubit korçar të mos zbres në fushë. Me anë të një reagimi për mediat, klubi i Skënderbeu pranoi ngjarjen e rendë, ndërsa shtoi se në këto kushte nuk mund të luhet futboll:

"DEKLARATË

Reagim i klubit KF Skënderbeu.

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare", shkruhet në reagimin e klubit korçar.

Po ndodh...