Kush shkëlqeu në kampionate, fiton Barça, Bajern e Liverpul, kampione Europe kurorëzohet PSG

Nga Barcelona, Napoli, Liverpuli, PSG dhe Bajern, këto janë ekipit që triumfuan në këtë sezon në kampionatet më prestigjoze të Europës.
Nga ana tjetër ekipi si Real Madrid, Man.Sity, Inter nuk ja kanë dalë mbanë këtë sezon.
Liverpuli
Për sa i përket Premier Ligës, një nga kampionatet më të forta në Europë, fituesi u qartësua shumë kohë para mbylljes së kampionatit duke u diferencuar bindshëm me pikë. Në vendin e dytë u rendit Arsenali me vetëm 10 pikë pas, kurse Sity nuk arriti më shumë se vendi i tretë. Fatin më të keq në këtë sezon e pati Mançester Unajti që u rëndit në fundin e tabelës, vetëm 2 vende më lart ekipeve që ranë nga kategoria. Ndërkohë një sezon ndër më të këqijtë pati dhe Totenhemi që përfundoi në vendin e 17.
Nga kategoria ranë Ipsëich, Leiçester dhe Southampton.
Napoli
Seria A mund te themi se ishte surprizuese duke kurorëzuar Napoletanët si kampionë të Italisë, të cilët morën trofeun me vetëm 1 pikë diferencë nga Interi i vendit të dytë.
Në vendin e tretë shkoi Juventusi më një shkëputje jo të thellë ndaj Interit dhe Napolit , ndërsa ndiqet nga Roma dhe Fiorentina.
Jashtë kompeticioneve Europiane kanë ngëlur Milan, Lazio, ndërkohë 3 ekipet e rëna nga kategoria anë Empoli, Venezia dhe Monza.
Barcelona
Në Spanjë lufta për trofeun bëhej mes Barçës dhe Realit të cilat ju desh një ndeshje kokë më kokë për të përcaktuar qartë fituesin, Barça arriti ti merrte Realit 3 pikë në përballjen direkt që e diferencoi 4 pikë lart Realit.
Atletico e mbylli sërish në vendin e tretë, ndërkohë ranë nga kampionati Leganes, Las Palmas dhe Valladolid.
Bajern Mynih
Për sa i përket Bundësligës u fitua nga Bajern Mynih me diferencë të madhe ndaj vendit të dytë Bajern Leverkusen.
PSG
Kurse në Francë, PSG sërish mbaj fronin e ekipit më të mirë, ndjekur nga Marseja, Monaco e Nisa.
Ndërkohë në Hollandë, ekipi legjendar i Ajaks nuk arriti më lart se vendi i dytë, duke bërë të mundur marrjen e trofeut nga PSV.
Në vendin e tretë u rendit Fejnord.
Në Portugali kampionë u kurorzua Sportingu i Lisbonës, ndjekur nga Benfika dhe Porto.
Sa i përket kampionatit turk, Gallatasaraj rrëmbeu trofeun duke lënë Fenerbahçen e Murinjos në vendin e dytë.
Ekipi i Besiktas mori vendin e katërt, duke u parakaluar nga Samsunspor, aty ku luan dhe Arbnor Muja.
Olimpiakos triumfoi në Greqi, duke lënë në vendin e dytë Panafinajkosin.
Dhe kampionati Shqiptar ishte suprizues duke u fituar nga Egnatia, që la në vendin e dytë Vllazninë. Vendin e tretë dhe katërt i morën Dinamo dhe Partizani.
Ndërkohë Laçi shkoi në fundin e tabelës.
Ndërsa në Champios Ligë, suprizuese ishte fitorja e PSG që mundi thellë Interin me rezultatin 5-0.
Më herët Interi kishte eleminuar në gjysmyfinale Barcelonën, kurse PSG, Arsenalin. /Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


