Kategoria Superiore/ Vllaznia drejt transfertës “kurbinase”, ja ndeshjet..

19 Mars 2023, 08:51 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria Superiore/ Vllaznia drejt transfertës “kurbinase”, ja

Sot do të zhvillohen dhe 3 ndeshjet e mbetura të javës së 26-të, të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, ku padyshim sfida më spektakolare është përplasja mes Vllaznisë dhe “kurbinasve” të Laccit, në fushën e këtyre të fundit në orën 13:00.

Në 13:00 do të zhvillohet gjithashtu dhe sfida mes Egnatias dhe Teutës, me “rrogozhinasit”, të cilët kërkojn me ngulm fitoren, me kusht për të vazhduar “ëndrrën” drejt titullin kampion.

Ndërkaq, në orën 16:00, “demat e kuq” të Partizanit do të presin në kryeqytetat “krutanët” e Kastriotit, me djemtë e Xhovani Kolelës, të cilët do kërkojnë me ccdo kusht 3-pikëshin, për të ndjekur “hap pas hapi”, rivalët historik të Tiranës, në garën e zjarrtë të këtij viti për titullin kampion.

Ndeshjet e sotme:

13:00 Lacci-Vllaznia
13:00 Egnatia-Teuta
16:00 Partizani-Kastrioti  

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128