Kategoria e Parë/ Kukësi fiton pas pesë ndeshjeve, mposht Erzenin në Shijak

9 Nëntor 2024, 16:57 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria e Parë/ Kukësi fiton pas pesë ndeshjeve, mposht Erzenin

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka vijuar sot me ditën e dytë të ndeshjeve.

Duke nisur nga ora 14:00 janë zhvilluar dy sfida. Në “Tofik Jashari” të Shijakut, Erzeni vendas u mposht 0-1 nga Kukësi.

Ndërkohë në Fushë-Krujë ekipi i Kastriotit fitoi 2-0 kundër Pogradecit me golat e Kapllanit dhe Hoxhës.

Pas kësaj disfate, e shtata këtë sezon, trajneri shkodran i Pogradecit, Samuel Nikaj dha dorëheqjen.

Të premte, Apolonia fitoi me Vorën dhe Lushnja mposhti Korabin.

Gjithçka në Kategorinë e Parë mbyllet të dielën me dy sfida, Besa – Valbona dhe Burreli – Flamurtari.

Kategoria e Parë, raundi 12-të:

E premte, 8 nëntor 2024

Apolonia 2-0 Vora

Lushnja 3-1 Korabi

E shtunë, 9 nëntor

Erzeni 0-1 Kukësi

Kastrioti 2-0 Pogradeci

E diel, 10 nëntor – 14:00

Besa – Valbona

Burreli – Flamurtari

 

Po ndodh...

ide