Interi në kërkim të një portieri, zikaltrit i hedhin sytë nga gardiani i kombëtares italiane
2 Dhjetor 2025, 11:20 / SPORT

Inter po mendon seriozisht për një portier të ri pas performancave të dobëta të Sommer.
Guglielmo Vicario, portieri i Tottenhamit, i njohur si një nga më të mirët italianë dhe pjesë e kombëtares, është objektivi kryesor për merkato verore.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti i Vicario ka hapur kanale komunikimi me Interin, megjithëse konkurrenca në Itali është e fortë.
Negociatat nuk do të jenë të thjeshta, pasi portieri 29-vjeçar ka kontratë me Spurs deri në 2028 dhe kërkon 2.5 milionë paund në sezon, ndërsa blerja mund të arrijë rreth 30 milionë.
Megjithatë, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë një analizë kosto-përfitim, duke marrë parasysh se një portier i nivelit të lartë mund të sjellë pikë të rëndësishme në renditje.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

