Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

Tizhani Reijnders do të jetë një futbollist i Mançester Sitit që në Botërorin e Klubeve dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i palëve për transferimin e mesfushorit të Milanit te klubi anglez.
Palët negocionin prej javësh por klubi i Mançester Sitit nuk dukej se ishte pranë një akordi për kërkesat që kishin kuqezinjtë. Me afrimin e Igli Tares, gjërat kanë ndryshuar pasi me drejtuesin shqiptar janë shpeshtuar kontaktet.
Në fund, Pep Guardiola ka insistuar që të ketë Reijnders që në javët e ardhshme dhe Igli Tare e ka bindur që të plotësohen kërkesat e italianëve sa i përket pagesës për të.
Mediat italiane raportojnë se është gjetur akordi për transferimin për 65 milionë euro të mesfushorit holandez te Mançester Sitit, një shifër e konsiderueshme që i afrohet rekordit për transferimin më të shtrenjtë në historinë e kuqezinjve, atë të Kaka i cili kaloi te Real Madrid për 67 milionë euro.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

