Haaland, i dëmtuar dhe jashtë ndeshjes kundër Leeds

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Leeds United për shkak të një dëmtimi të vogël të pësuar në stërvitjen e fundit.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi norvegjez Viaplay. Ky është një pengesë e vogël për golashënuesin kryesor të skuadrës së Pep Guardiolës, i cili ka shënuar 22 gola në Premier League këtë sezon.
Mungesa e Haaland vjen në një moment kyç për Manchester Cityn, i cili po kërkon të ngushtojë diferencën prej pesë pikësh me liderin Arsenal në garën për titullin e Premier League.
Ndeshja e sotme në Elland Road konsiderohet thelbësore, dhe City do të duhet të bëjë pa golashënuesin e tij më të mirë.
Megjithatë, nuk ka shqetësim të madh për lojtarin nordik.
Sipas të njëjtit transmetues, “Cyborg” pritet të rikthehet për ndeshjen e së mërkurës kundër Nottingham Forest dhe prania e tij në eliminatoret kundër Real Madridit nuk është në rrezik.
Edhe trajneri Guardiola konfirmoi dëmtimin, duke thënë:
“Para dy ditësh, në momentet e fundit të stërvitjes, ai pati disa probleme, një dëmtim të vogël. Nuk është një problem i madh, por nuk do të jetë i disponueshëm për sot.”
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128