Ambasada franceze dënon sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës: Dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme

1 Mars 2026, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasada franceze dënon sulmin ndaj ish-vilës së Enver

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme.
“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez .

Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.

E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”-thuhet në reagim.

 

Po ndodh...

ide