Shkarkimi i Ilir Prodës/ Zbulohet motivacioni: U rrezikua jeta e shtetasve të huaj, nuk garantoi rend dhe siguri! Detyrën e merr Sokol Bizhga

1 Mars 2026, 14:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Shkarkimi i Ilir Prodës/ Zbulohet motivacioni: U rrezikua jeta e shtetasve

Zbulohet shkaku i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit në detyrën e numrit një të uniformave blu.

Motivacioni i shkarkimit ka qenë se “nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së opozitës”.

Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë.

Dje ishte protesta e dytë radhazi që Policia e Shtetit nuk e kishte marrë përsipër sigurinë dhe rendin për shkak të dhunës së ushtruar me molotovë. Por duke mos garantuar këtë siguri, vuri në rrezik jetët e qytetarëve, shtetasve të huaj, vetë protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Pas largimit të Prodës është mësuar edhe zëvendësuesi i tij i përkohshëm.

Në krye të institucionit është komanduar përsëri Sokol Bizhga, që ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Komanduar pas largimit të Muhamet Rrumbullakut dhe deri në emërimin e Prodës.

Ilir Proda ishte vendosur në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet.

PD e akuzonte si lidhje direkte e Suel Çelës dhe Ergys Agasit, të cilët edhe e promovuan në kupolën e institucionit.

Ky vendim vjen pak orë pas pas protestës së opozitës, ku nuk u garantua siguria e qytetarëve. Edhe javën e kaluar Policia bëri të njëjtën deklaratë, duke theksuar se nuk garantonte sigurinë për shkak të dhunës së protestuesve dhe opozitës.

Edhe dje (28 shkurt) protesta u zhvendos në disa pika, ku dy prej tyre ishin Policia e Shtetit dhe e Tiranës. Uniformat blu përdorën përsëri gaz helmues dhe topa uji, teksa pati edhe të lënduar.

Po ndodh...

ide