Irani kundërpërgjigjet ndaj Izraelit, sulmi i merr jetën të paktën 9 personave në Beit Shemesh

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë iraniane në qytetin izraelit Beit Shemesh, mesditën e së dielës.
Shërbimi izraelit i emergjencës Magen David Adom (MDA) bëri të ditur se ekipet mjekësore po trajtojnë “edhe disa të plagosur të tjerë” pas goditjes. Sipas njoftimit zyrtar, mes të lënduarve ndodhet edhe një vajzë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Beit Shemesh ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Jerusalem.
Më herët ishte raportuar për dy viktima izraelite nga sulmet iraniane, por bilanci i fundit flet për një numër dukshëm më të lartë të të vdekurve dhe të plagosurve.
Ndërkohë, nga sulmet iraniane është bërë e ditur se kanë humbur jetën edhe tre persona në United Arab Emirates dhe një tjetër në Kuwait, duke zgjeruar kështu pasojat e përshkallëzimit të fundit të konfliktit në rajon.
Magen David Adom says its medics are treating several injuries following an Iranian ballistic missile impact in Beit Shemesh.
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) March 1, 2026
Among the injuries is a girl in serious condition, MDA says. https://t.co/nCbhWohNYB pic.twitter.com/2NjiS5QR1k
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128