Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Krimit Ekonomik

Në vijim të riorganizimeve të vazhdueshme në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e kryepolicit Skënder Hitaj, janë ndërmarrë një sërë ndryshimesh të reja në nivele drejtuese, që përfshijnë struktura nga jugu në veri të vendit.
Pas ndryshimeve të një nate më parë, burime për mediat bëjnë me dije se një emërim i ri është bërë edhe në Drejtorinë e Krimit Ekonomik, megjithëse detajet priten të bëhen publike në vijim.
Në të njëjtën linjë riorganizimesh, Florjan Rrasa është emëruar Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Rrasa ka një eksperiencë të gjatë në disa struktura të rëndësishme, duke përfshirë detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe pozicione në hetimin e mashtrimit kompjuterik dhe krimeve kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale.
Ndryshime janë bërë edhe në nivel vendor në Fier, ku Taulant Gjoka është emëruar zv. drejtor për rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Gjoka rikthehet në një pozicion drejtues, pasi në dhjetor të vitit të kaluar ishte shkarkuar nga detyra për performancë të dobët nga ish-kryepolici Ilir Proda. Më herët, ai kishte mbajtur detyrën e zv. drejtorit për rendin në Lezhë, përpara se të transferohej si shef i Sektorit të Sigurisë Publike në Shkodër.
Ndryshimet që u bënë dje:
Arbër Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit Vlorë, ndërsa drejtori i Kufirit Vlorë është emëruar specialist te Drejtoria e Antiterrorit.
Agim Basha nga Akademia u emërua Drejtor i Kufirit Shkodër.
Altin Lila u emërua Drejtor i Kufirit Durrës, ndërsa drejtori i Kufirit Durrës, Ermal Lila, u emërua specialist në PPSh.
Alfred Cenaj u emërua shef i Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
