Mourinho, një hap larg Realit, Perez vendos veton, gati rikthimi i Specialit
Disa dashuri nuk shuhen kurrë, bëjnë një xhiro, por herët apo vonë rikthehen, ribashkohen. Kjo duket se është edhe historia mes Jose Mourinho-s dhe Real Madrid. Pas afro 13 vitesh, palët pritet të ribashkohen sërish, kjo pasi Mou është i përzgjedhuri i presidentit Florentino Perez.
Sipas mediave, jo të gjithë në radhët e Realit janë pro rikthimit të tij, por në këtë pikë Perez ka vendosur veton, me bosin e Realit që sheh te Mourinho profilin ideal për të rikthyer edhe një herë ekipin në nivele të larta. Është e qartë që Alvaro Arbeloa po kalon ditët e fundit në krye të Real Madrid, tani është koha për një trajner të ri, me Mourinho-n që është në majën e listës së dëshirave.
I pari që lëvizi ishte tekniku portugez, me Mourinho-n që iu vetëofrua Realit duke dërguar agjentin e tij Jorge Mendes me mision në Madrid. Speciali zbarkoi në Madrid në vitin 2010 duke drejtuar Realit për afro 3 vite. Me të në stol, fituan një titull në La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
Që nga ajo periudhë, Mourinho është rikthyer tre herë në Madrid, tre herë si rival në Champions League, e fundit ishte këtë sezon në drejtimin e Benfikës duke vendosur në siklet ish ekipin e tij në fazën “play-off”.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128