"Rrustem Gjata mbylli sytë përgjithmonë"/ Berisha: Hodhi bazat e drejtësisë kushtetuese në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh pas ndarjes nga jeta të ish deputetit demokrat Rrustem Gjata.
“Rrustem Gjata do të ishte ndër juristët e parë që do të mbështeste dhe do të bashkohej me opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike që në hapat e parë të themelimit të saj”. “Ai, shkruan Berisha, dha një kontribut të madh në zëvendësimin e legjislacionit të diktaturës komuniste me ligjet e reja, si dhe në udhëheqjen e institucioneve të reja të drejtësisë”.
Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për Rrustem Gjatën, një prej civilistve dhe konstitucionalistëve më të shquar të Shqipërisë. Ish-deputet i Partisë Demokratike dhe pedagog i respektuar, Doktor i Shkencave në Fakultetin e Drejtësisë, Rrustem Gjata do të ishte ndër juristët e parë që do të mbështeste dhe do të bashkohej me opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike që në hapat e parë të themelimit të saj. Ai dha një kontribut të madh në zëvendësimin e legjislacionit të diktaturës komuniste me ligjet e reja, si dhe në udhëheqjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
Rrustem Gjata u zgjodh nga Parlamenti si Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese, të cilën e drejtoi me kompetencë dhe integritet të lartë që nga themelimi i saj deri në vitin 1997 – vit në të cilin ata që erdhën me dhunë në pushtet e larguan me një puç antikushtetues.
Përveç kontributit të tij në jurisprudencën e kësaj gjykate, që hodhi bazat e drejtësisë kushtetuese në Shqipëri, Rrustem Gjata është autor i një morie artikujsh, referencash e monografish në fushën e së drejtës, kryesisht të asaj private. Monografitë e tij mbi të drejtën civile, pronësinë, detyrimet dhe kontratat, përgjegjësinë civile, dëmin kontraktor e jashtëkontraktor, janë një kontribut i vyer dhe udhërrëfyes për përgatitjen e qindra dhe mijra juristëve të rinj.
Duke shprehur respektin dhe vlerësimin tim të madh për kontributin e shquar të Dr. Rrustem Gjatës, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128