"Do të ishte figura ideale", Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar të dielën se profesori Murat Jashari do të ishte figura më e përshtatshme për postin e presidentit të vendit.
Sipas tij, nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për një emër konsensual për kreun e shtetit, atëherë zgjidhja mbetet që secila forcë politike të paraqesë kandidatin e vet në Kuvend.
Kurti vlerësoi se Murat Jashari, si pjesëtar i familjes së heroit kombëtar Adem Jashari, do të mund të siguronte mbështetje gjithëpërfshirëse politike dhe qytetare, duke e konsideruar atë një figurë që do t’i sillte nder Republikës, stabilitet institucionit të presidencës dhe siguri vendit në një kohë sfidash të shumta.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin.
Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Megjithatë, Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, kanë bërë të ditur më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për postin e presidentit. Ata kanë theksuar se një përgjegjësi e tillë do të mund të merrej në konsideratë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të ndonjë gjendjeje emergjente apo lufte civile.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
