Shkarkimi i kreut të Policisë/ Maliqi: Ilir Proda "kokë turku" i rradhës! Kryeministri 'e shiti' për të ruajtur karrigen e tij

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në rrjetet sociale pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit, Ilir Proda, duke e lidhur vendimin me përplasjet gjatë protestës së fundit të opozitës.
Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Proda u përdor dhe më pas u largua nga detyra, duke e cilësuar atë si “kokë turku” të radhës.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama largon bashkëpunëtorët për të mbrojtur pozicionin e tij politik.
Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit të mos pranojë urdhra politikë dhe e konsideron situatën si pjesë të një përgjegjësie që, sipas tij, bie mbi drejtimin politik të vendit.
Maliqi fton mbështetësit drejt asaj që e quan “qeveri teknike” dhe “zgjedhje të lira”.
Shkarkimi i Prodës vjen pas protestës së opozitës ditën e shtunë, mbi menaxhimin e rendit dhe sigurisë.
Gjë për të cilën pati përplasje dhe neglizhencë në mbarëvajtjen e tubimit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Me Berishën, sa të jetë Toka, PD nuk fiton!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128