Dy banorët e Big Brother ndjekin “skenarin” e vjetër, futen në tualet së bashku

1 Mars 2026, 20:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Dy banorët e Big Brother ndjekin “skenarin” e vjetër,

Një situatë që kujtoi dinamikat e sezoneve të mëparshme është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku dy banorë, Mali dhe Rogerti, janë futur bashkë në tualet.

Një lojë e ngjashme ishte nisur më herët nga Luizi në "Big Brother Vip 2", duke u kthyer në një moment që u komentua gjerësisht, ndërsa këtë herë duket se është vijuar nga banorë të tjerë.

Sipas pamjeve, ishte Rogerti ai që herë pas here i kërkonte Malit të shkonte me të në tualet. Fillimisht, Mali hezitonte dhe i drejtohej me fjalët: “Kam hyrë me Kristin, ik, shporru”, por në fund vendosi ta pranonte ftesën.

I pari që hyri ishte Rogerti, ndërsa pas tij u fut edhe Mali. Megjithatë, ndryshe nga sa ndodh zakonisht, asnjëri prej tyre nuk kishte fikur mikrofonin, duke bërë që biseda mes tyre të dëgjohej.

Mali nuk qëndroi gjatë dhe doli nga ambienti, ndërsa Rogerti e pyeti për arsyen e largimit të tij. Momenti është komentuar nga ndjekësit, duke u parë si vijim i një loje që ka prodhuar më herët situata të diskutueshme brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Megjithatë, aktualisht nuk dihet nëse kjo situatë do të pasohet me një nominim “kokë më kokë”, ashtu siç është vepruar në raste të mëparshme.

 

Po ndodh...

ide