Goli i nëntë në kampionat, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Rumani!
20 Mars 2026, 23:49 / SPORT

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, ka gjetur golin e nëntë me fanellën e Kluzhit në elitën e futbollit rumun.
29-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 78-të, në duelin ndaj Rapidit të Bukureshtit të vendit të dytë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, e cila mban gjallë shpresat për titullin kampion.
Korenica është shndërruar në një lider te skuadra e Kluzh, ku në këtë sezon në 30 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola si dhe ka dhuruar 4 asiste.
Kujtojmë që edhe në edicionin e kaluar shqiptari i Kosovës, realizoi 9 gola në 39 ndeshje me skuadrën e Kluzhit. /Panorama Sport/
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128