“Ka pakënaqësi ndaj Berishës në PD”/ Korreshi zbulon episodin: Disa vendime na çonin në rrugë të gabuar, i gjithë grupi i doli kundër…
Deputeti Saimir Korreshi, ndërsa ka komentuar në lidhje me situatën brenda PD dhe zgjedhjet që do të mbahen më 23 maj për kreun e partisë, u shpreh se brenda partisë ka pakënaqësi.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Korresi tha se ka pasur disa episode kur grupi ka dalë kundër propozimeve të Berishës, ku përmendi propozimin për bojkot të komisionit të Reformës Territoriale.
“Patjetër që ka pakënaqësi ndaj kryetarit ne nuk jemi në diktaturë.
Ka kontestim në vendime të caktuara. U artikulua në mbledhje që u mbështet edhe nga Berisha që nuk do të hynim në komisionin e Reformës Territoriale, por grupi u ngrit i gjithi pati kurajën dhe tha kjo po na çon në rrugën e gabuar. I tham ose do t’i bojkotojmë të gjitha ose asnjë. Berisha atëherë tha po”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128