Shkoi të pajtonte shokun e ngushtë me ish të dashurën, humb jetë tragjikisht pas sherrit banal futbollisti 21 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit, ku lojtari i Kars Spor, 21-vjeçari Kubilay Kaan Kundakçı, u vra në një sulm të armatosur në Stamboll.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi më 19 mars në lagjen Ümraniye, ku reperi Vahap Canbay dhe miqtë e tij, mes tyre edhe Kubilay Kundakçı, po prisnin në një automjet pranë studios së këngëtares Aleyna Kalaycıoğlu.
Vahap Canbay kishte qenë në një lidhje me këngëtaren Aleyna Kalaycıoğlu dhe pas ndarjes, ai i kërkoi mikut të tij Kubilay Kundakçı që të ndërmjetësonte për t’i afruar sërish.
Në atë moment, persona të paidentifikuar mbërritën me automjete luksoze dhe hapën zjarr ndaj grupit. Kundakçı u plagos rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, humbi jetën në spital.
Policia ka identifikuar një të dyshuar me inicialet A.K., i cili është shpallur në kërkim dhe dyshohet se mund të ketë tentuar arratisjen. Ndërkohë, Aleyna Kalaycıoğlu është marrë në paraburgim si pjesë e hetimeve.
Babai i viktimës, Cemil Kundakçı, deklaroi se djali i tij u përfshi në këtë ngjarje tragjike ndërsa përpiqej të pajtonte reperin Canbay me ish-partneren e tij.
“Djali im vdiq ndërsa po përpiqej të bënte një vepër të mirë midis dy personave,” tha ai, duke kërkuar që autorët të kapen dhe të përballen me drejtësinë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet turke po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e sulmit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128