Goditje në Paqësor/ SHBA sulmon anijen e drogës, dy viktima

20 Mars 2026, 22:03 / BOTA ALFA PRESS

Goditje në Paqësor/ SHBA sulmon anijen e drogës, dy viktima

Ushtria amerikane ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, e dyshuar se ishte e përfshirë në trafik droge.

Nga sulmi kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet amerikane kanë bërë të qartë se operacionet kundër trafikut të drogës në këtë zonë do të vazhdojnë dhe se çdo anije e identifikuar si pjesë e këtij aktiviteti do të merret në shënjestër.

Sipas tyre, qëllimi është ndalimi i rrugëve të trafikut në Paqësor dhe goditja e rrjeteve që operojnë në këtë rajon.

Po ndodh...