EMRI/ Ngjarje e rëndë në Itali! 52-vjeçari shqiptar humb jetën ndërsa punonte në kantier ndërtimi

20 Mars 2026, 23:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Itali! 52-vjeçari shqiptar humb

Një punëtor shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në Itali. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu.

Ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët thirrën menjëherë ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, Tafçiu nuk mundi të shpëtonte.

Kompania e ndërtimit, me seli në Carpi, shprehu ngushëllimet për familjen e punëtorit dhe po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, u shpreh i pikëlluar dhe i dërgoi ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të Murat Tafçiut.

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Itali! 52-vjeçari shqiptar humb

Po ndodh...