U akuzua dy ditë më parë, FSHF e cakton për supersfidën Elbasani-Egnatia! Një gjyqtar i FIFA-s në VAR

20 Mars 2026, 18:59 / SPORT ALFA PRESS

U akuzua dy ditë më parë, FSHF e cakton për supersfidën

Andi Koçi është zgjedhur si gjyqtar kryesor për ndeshjen Elbasani-Egnatia.

Vetëm dy ditë më parë, ishte pjesë e akuzave nga ana e Lushnjës pas ndeshjes me Kukësin. Verilindorët fituan 3 me 2, ndërsa pati polemika konkretisht nga trajneri Artan Bano për ndikim të Koçit në fatin e sfidës.

Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Në anën tjetër si arbitër i katërt qëndron Daniel Vrapi.

Dhe pse FSHF nuk caktoi një gjyqtar të FIFA-s për supersfidën e javës në Abissnet Superiore, një i tillë është preferuar në VAR. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën.

Erjon Bastari ndërkohë është në AVAR.

Takimi do të nisë prej orës 19:00 në “Elbasan Arena”. Përballja e rëndësishme për kreun vlen për javën 29. /Panorama Sport/

Po ndodh...