Europa League/ Lyon në avantazh ndaj Man.United, dy gola në sfidën Tottenham-Frankfurt

10 Prill 2025, 22:16 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Lyon në avantazh ndaj Man.United, dy gola në

Ndeshjet e darkës në Ligën e Europës shohin të zbresin në fushë skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

Në fushë janë Lyon-Manchester United, Tottenham-Frankfurt dhe Rangers-Athletic Bilbao.

Francezët kanë ndëshkuar “Djajtë e Kuq” duke kaluar në avantazh në minutën e 26-të falë golit të Almadës.

Ndërkohë baraspeshë 1-1 në Londër mes Tottenhamit dhe Frankfurtit. Të parët shënuan miqtë në minutën e 6-të, ndërsa vendasit u përgjigjen në të 26′-en.

Pjesa e parë mes Rangers dhe Bilbaos është mbyllur pa gola, ndërsa skocezët prej minutës së 13-të luajnë me 10 futbollistë pas daljes me të kuqe të Robin Propper.

 

Po ndodh...