Euro U-19/ Shqipëria luan nesër ndeshjen më të rëndësishme të grupit kundër Bjellorusisë për vendin e parë
Kombëtarja e vajzave U-19 do të luajë nesër në ora 11:30 ndeshjen më të rëndësishme të grupit B1 ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.
Të dyja përfaqësueset renditen në kuotën e 6 pikëve, teksa sfida e nesërme do të ndajë se cila prej tyre do të ngjitet në Ligën A për raundin tjetër.
Shqipëria e drejtuar nga Luçije Gjini mbylli mesditën e sotme përgatitjet për këtë ndeshje, teksa trajnerja ka në dispozicion grupin e plotë për këtë takim. Ndeshja do të luhet nesër në ora 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe hyrja ashtu sikurse edhe në ndeshjet e tjera do të jetë falas.
Është një moment vendimtar për kuqezezat e vogla, të cilat kanë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve shqiptarë. Ta mbështesim të gjithë skuadrën në këtë sfidë.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128