E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku luajnë dy shqiptarë, Muçi dhe Rashica.
Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinho në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme.
Diskutimet kane mbetur vetëm mbi anën ekonomike nisur nga paga e madhe që pretendon “Special One”.
Zëvendëspresidenti i Besitkas, Hüseyin Yücel, konfirmoi për “Sporx” negociatat:
“Detajet ekonomike janë zgjidhur. Ne do të shkojmë në Itali javën e ardhshme dhe do të takohemi me Mourinhon ballë për ballë. Nëse gjejmë një marrëveshje, do ta këshillojmë që të përfshijë Quaresman në stafin teknik. Nuk do të krijojë një barrë financiare për Beshiktashin, ne mund ta menaxhojmë atë me sponsorin."
Për më tepër, në javët e fundit edhe Fenerbahce ishte interesuar për Mourinhon.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

