Dy miqësoret me Luksemburgun, trajneri i Shqipërisë U-17 fton 21 lojtarë

2 Shtator 2024, 09:27 / SPORT ALFA PRESS

Dy miqësoret me Luksemburgun, trajneri i Shqipërisë U-17 fton 21

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Luksemburgut në datat 4 dhe 6 shtator.5d8701f3-0802-4bb1-a47c-04d9e6e9bf17

Ndeshja e parë miqësore do të luhet në stadiumin e Vorës, në orën 16:30 ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 10:00.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për dy sfidat miqësore me Luksemburgun, teksa për trajnerin e ri Andrea Tedesco, kjo do të jetë prova e parë përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe. Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 21 lojtarëve të ftuar.

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Olympiacos, Juventus, Genoa, Torino, Paok, Inter, Stuttgart, Sassuolo dhe Tottenham.

Më poshtë edhe lista e 21 lojtarëve të thirrur nga trajneri Andrea Tedesco për dy ndeshjet miqësore me Luksemburgun U-17:

Dy miqësoret me Luksemburgun, trajneri i Shqipërisë U-17 fton 21

 

Po ndodh...

ide