Do të gjykojë “El Clasico”-n, Reali zbulon provën për arbitrin: Është tifoz i katalanasve!
8 Maj 2025, 20:19 / SPORT

Real Madrid TV vazhdon me sulmet ndaj gjyqtarëve spanjollë. I fundit është për Hernandez Hernandez, pasi u zgjodh kryesori i ndeshjes me Barcelonën.

“Ky është Hernandez Hernandez, një gjyqtar që ka qenë në elitë prej 13 vitesh, një tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria, dhe që tani do të jetë në ‘El Clasico”, nis prezantimi për gjyqtarin spanjoll.
Më pas tregohet një intervistë e tij sipas “Real Madrid TV”, kur në moshën 12-vjeçare Hernandez tregonte se ishte tifoz i Barcelonës. Në rast se intervista është e vërtetë, bëhet fjalë për vitin 1994.
Sfida vendimtare për titullin kampion do të luhet të dielën, më 11 maj. Aktualisht Barcelona ka 4 pikë më tepër se madrilenët. Në La Liga kanë mbetur dhe 4 javë për t’u luajtur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


