Champions/ PSG përmbys Aston Villan, Lewandowski ndëshkon ish-skuadrën

9 Prill 2025, 22:25 / SPORT ALFA PRESS

Champions/ PSG përmbys Aston Villan, Lewandowski ndëshkon

Barcelona e nis direkt me gol pjesën e dytë ndaj Dortmund.

Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë duke ndëshkuar ish-skuadrën.

Edhe PSG e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë, parizienët kanë kaluar në avantazh 2-1 falë golit shumë të bukur të Kvaratskhelia-s.

Aston Villa ka zhbllokuar rezultatin duke kalauar e para në avantazh. Një aksion fantastik i ekipit të drejtuar nga Unai Emery, që finalizohet në mënyrën perfekte.

Youri Tielemans asiston bukur për Morgan Rogers, i cili dërgon topin në portën e mbrojtur nga Donnarumma. Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë.

PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue, i cili është vetëm 19-vjeç.

 

Po ndodh...