Studimi paralajmëron katastrofën masive: 4,000 akullnaja mund të zhduken çdo vit

16 Dhjetor 2025, 13:04 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Studimi paralajmëron katastrofën masive: 4,000 akullnaja mund të

Ngrohja globale po shtyn botën drejt zhdukjes masive të akullnajave. Shkencëtarët po flasin për një pikë pa kthim për planetin kur thonë se deri në 4,000 akullnaja mund të zhduken çdo vit.

Ndryshimet klimatike nuk po shkrijnë më thjesht akullnajat, po i fshijnë ato nga harta e planetit. Është ky paralajmërimi i shkencëtarëve  të cilët thonë se bota po i afrohet asaj që ata e quajnë “zhdukja kulmore e akullnajave”, një periudhë kur mijëra prej tyre do të zhduken plotësisht çdo vit.

Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature Climate Change parashikon se deri në mesin e këtij shekulli, numri i akullnajave që zhduken mund të arrijë deri në 4,000 në vit, nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë me ritmet aktuale.

Kjo do të ishte e barabartë me humbjen e të gjitha akullnajave të Alpeve Evropiane brenda vetëm një viti.

Studiuesit analizuan më shumë se 200 mijë akullnaja në mbarë botën dhe zbuluan se shumë prej tyre do të bëhen aq të vogla, sa nuk do të mund të konsiderohen më akullnaja. Sipas tyre, kjo nuk është thjesht shkrirje, por zhdukje e plotë.

Nëse ngrohja globale kufizohet në 1.5 gradë Celsius, zhdukja do të arrijë kulmin rreth vitit 2040 me rreth 2,000 akullnaja në vit. Por nëse temperatura rritet deri në 4 gradë, kulmi zhvendoset në vitet 2050 dhe humbjet dyfishohen.

Rajonet më të rrezikuara janë ato me akullnaja të vogla, si Alpet Evropiane, Andet dhe pjesë të Azisë Veriore, ku më shumë se gjysma e akullnajave pritet të zhduken brenda dy dekadave.

Shkencëtarët paralajmërojnë se humbja e akullnajave do të ketë pasoja të rënda për furnizimin me ujë, turizmin, ekosistemet dhe trashëgiminë kulturore të shumë komuniteteve.

Akullnajat, thonë ata, janë simboli më i dukshëm i krizës klimatike dhe zhdukja e tyre është një alarm që nuk mund të injorohet më.

Po ndodh...