Vendimi i papritur, Roma biletë hyrjeje për shatërvanin më të famshëm

Nga 7 janari, turistët do të paguajnë për hyrjen në Fontana di Trevi. Tarifa do të jetë 2 euro, ndërsa banorët e Romës përjashtohen. Vendimi synon mbrojtjen e monumentit dhe menaxhimin e turizmit masiv.
Një nga monumentet më ikonike të botës do të vizitohet tashmë me biletë. Duke filluar nga 7 janari 2026, turistët që duan të hyjnë në zonën e Shatërvanit Trevi në Romë do të duhet të paguajnë një tarifë prej dy eurosh, në një përpjekje të autoriteteve për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm të vizitorëve.
Sipas vendimit të administratës së qytetit, banorët e Romës do të vazhdojnë ta vizitojnë monumentin falas, ndërsa pagesa për turistët do të mund të kryhet edhe me kartë krediti. Për të lehtësuar qarkullimin, do të ngrihen dy korsi të ndara: një për qytetarët romanë dhe një për vizitorët.
Masat vijnë pas një viti eksperimentimi me kufizimin e hyrjeve, ku lejohej prania e vetëm 400 personave njëkohësisht në zonë.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Fontana di Trevi u vizitua nga mbi 5.3 milionë persona, duke tejkaluar edhe Panteonin, i cili gjatë gjithë vitit 2024 regjistroi rreth 4 milionë vizitorë.
Sipas mediave italiane, tarifa e re pritet të sjellë deri në 20 milionë euro të ardhura në vit për bashkinë e Romës.
Autoritetet theksojnë se këto fonde do të përdoren për përmirësimin e shërbimeve turistike dhe për mbrojtjen e monumentit historik.
Vendimi, i mbështetur nga këshilltari për turizmin Alessandro Onorato, është pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar turizmin masiv dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit të përjetshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
