Emrat/ Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor 2025, 14:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë tre dekrete në lidhje me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura.

Presidenti dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Po ashtu ai dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Bgeaj dekretoi dhe dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”.

 

Po ndodh...