Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI, dalin në dritë detaje të reja nga aksioni i SPAK

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku sipas raportimeve, hetimet kanë zbuluar një skemë të dyshuar që përfshin pengmarrje, dhunë, shantazh dhe manipulim tenderash.
Në kuadër të kësaj çështje, GJKKO ka vendosur masa sigurie, mes tyre “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe Hava Delibashin, si edhe masa për biznesmenët Ermal (Armand) Beqiri dhe Ergys Agasi.
Sipas burimeve, Agasi dyshohet se në bashkëpunim me Beqirin dhe persona të tjerë, përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit, ka ushtruar presion ndaj biznesmenit Gerond Meçe, i cili më pas është tërhequr nga tendera të lidhur me AKSHI-n.
Po ashtu, raportohet se janë dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe për anëtarë të shqyrtimit të ankesave, ndërsa akuzat e ngritura lidhen me shkeljen e barazisë në tendera, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.
Hetimet e SPAK për këtë çështje kanë qenë në zhvillim prej rreth një viti dhe përfshijnë 12 procedura tenderimi të dyshuara si të zhvilluara në kundërshtim me ligjin, ndërsa autoritetet theksojnë se të gjithë personat nën hetim gëzojnë prezumimin e pafajësisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

