Anulohet hetimi ndaj kreut të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell! Gjykatësi: Nuk u paraqit asnjë provë që ka kryer shkelje

13 Mars 2026, 21:34 / BOTA ALFA PRESS

Anulohet hetimi ndaj kreut të Rezervës Federale amerikane, Jerome

Një gjykatës federal anuloi sot hetimin gjyqësor ndaj presidentit të Kryetarit të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell, duke rrëzuar thirrjet zyrtare që i kishte dërguar Departamenti i Drejtësisë. Çështja kishte të bënte me mënyrën e menaxhimit të rinovimit të selisë së Rezervës Federale.

Vetë Powell kishte bërë publike më 11 janar se ishte nën hetim, duke argumentuar se ky veprim i qeverisë amerikane rrezikon pavarësinë e Fed dhe është pjesë e përpjekjeve për ta detyruar të ulë normat e interesit.

Gjykatësi James Boasberg u pajtua me këtë argument. Sipas tij, ekziston një “mal provash” që tregojnë se hetimi ishte urdhëruar për të ushtruar presion ndaj Powell që të ulte normat e interesit ose të jepte dorëheqjen.

“Qeveria nuk paraqiti asnjë provë se presidenti Powell ka kryer ndonjë shkelje. Madje arsyetimet e saj janë aq të dobëta dhe të pabazuara, sa gjykata mund të arrijë vetëm në përfundimin se janë thjesht pretekste”, theksoi gjykatësi.

Pas vendimit, prokurorja e Distriktit të Kolumbias, Jeanine Pirro, deklaroi se sipas interpretimit të gjykatës Powell gëzon imunitet dhe nuk mund të zhvillohet një hetim ndaj tij. Megjithatë, ajo tha se do të paraqitet një apel.

Ndërkohë, senatori republikan Thom Tillis u shpreh se një apel nga administrata e Donald Trump vetëm sa do të “vononte emërimin e Kevin Warsh” si president i ri i Fed.

Po ndodh...