Dhunoi policin bashkiak, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
13 Mars 2026, 21:55 / AKTUALITET

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, lagjja “15 Tetori”, Vlorë.
Sipas njoftimit, shtetasi M. L., banues në Vlorë, ka kundërshtuar vendosjen e një mase administrative për parkim të gabuar ndaj automjetit të tij dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake, S. N., 28 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë e kanë arrestuar për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128