CHAMPIONS/ Arsenali barazim dramatik në aktin e parë ndaj “Aspirinave”

11 Mars 2026, 21:55 / SPORT ALFA PRESS

CHAMPIONS/ Arsenali barazim dramatik në aktin e parë ndaj

Arsenali ka arritur të marrë një barazim dramatik 1-1 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës në UEFA Champions League, e zhvilluar në BayArena.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa skuadra vendase e gjeti avantazhin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 46-të, mesfushori Robert Andrich shfrytëzoi një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Alejandro Grimaldo dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetën e portierit David Raya.

Skuadra gjermane për pjesën më të madhe të takimit, duke qenë pranë një fitoreje të rëndësishme në shtëpi.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, londinezët fituan një penallti pasi Noni Madueke u pengua brenda zonës.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Kai Havertz, i cili në minutën e 88-të barazoi shifrat në 1-1. Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Emirates Stadium në London.

Po ndodh...