9 mijë euro për shegët që nuk erdhën kurrë! Si u mashtrua biznesmeni shqiptar

Në redaksinë e emisionit “Stop” është denoncuar një rast mashtrimi me eksportin e frutave nga Turqia drejt Shqipërisë.
Qytetari Mariglen Halimi tregon, se në Facebook, ka gjetur një faqe me emrin “Nikea Farm”, e cila pretendonte, se merrej me eksportin e shegëve nga Turqia në Shqipëri.
Pas komunikimeve, palët ranë dakord për eksportin e 23 tonë shegë, ndërsa pagesa fillestare e kërkuar, ishte 8750 euro. Sipas qytetarit, kjo shumë u pagua, por porosia nuk u realizua dhe mallrat nuk mbërritën kurrë.
Pas disa kërkesave për sqarim, nga ana tjetër i është premtuar, se paratë do të ktheheshin. Por pas disa muajsh, qytetari nuk ka marrë as mallin dhe as paratë. Gazetarët e emisionit tentuan të kontaktojnë palën tjetër, por nuk morën asnjë përgjigje.
Ndërkohë, nga Ambasada e Turqisë është bërë me dije, se qytetari mund të ndihmohet në bashkëpunim me institucionet në Turqi, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë në Turqi, por vetëm pasi të ketë bërë kallëzim dhe të ekzistojë një vendim gjykate, që vërteton mashtrimin. /Tv klan
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128