Spektakël i Valverdes, uruguaiani shënon tre supergola ndaj Cityt, fiton PSG dhe Bodo/Glimt

Reali i Madridit bën një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Në Santiago Bernabeu, Los Blancos iu imponuan Manchester City të Pep Guardiolës, duke e mundur me rezultatin 3-0, me protagonist absolut Federico Valverden.
Pjesa e parë ishte thjesht perfekte për Realin e Madridit, që e mbylli atë me rezultatin 3-0. Valverde ishte i papërmbajtur në këto 45 minuta të para, me uruguaianin që shënoi të tre golat për Los Blancos.
Valverde e nisi spektaklin e tij në minutën e 20, kur zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Realit të Madridit, një gol që ishte një goditje e rëndë për Manchester City, i cili 7 minuta më vonë u ndëshkua sërish nga Valverde pas një asisti të Vinicius, dhe rezultati shkoi në 2-0 për skuadrën merenges. Por telashet për Citizens nuk u mbyllën këtu, sepse në minutën e 42 Valverde plotësoi tregolëshin personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 për Realin e Madridit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Reali i Madridit fitoi një 11-metërsh, por Vinicius gaboi nga pika e bardhë pasi Donnarumma e priti gjuajtjen e tij, me brazilianin që humbi shansin për të zhytur edhe më thellë skuadrën e Guardiolës.
Kështu Reali hedh një hap të sigurt në çerekfinale, ndërsa City do të kërkojë një mrekulli pas një jave në “Etihad”.
Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave kundër Chelseat me rezultatin 5-2.
Në Parkun e Princave, ishte Paris Saint-Germain ai që mori avantazhin me golin e Barcola në minutën e 10, por Chelsea iu kundërpërgjigj teksa barazoi shifrat me Malo Gusto në minutën e 28′. Një ekuilibër që zgjati 12 minuta, pasi Paris Saint-Germain shënoi sërish, këtë radhë me Dembele, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës kampione në fuqi të Evropës, dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Pas pushimit të ndeshjes, Chelsea sërish iu përgjigj Paris Saint-Germain, teksa barazoi shifrat në 2-2 me Enzo Fernandez. Historia e kësaj ndeshjeje nuk u mbyll këtu, pasi skuadra e Luis Enrique shënoi me Vitinha për t’u kthyer sërish në avantazh, tani 3-2.
Në fund ishte radha e Kvaratskhelias, i cili shënoi dy gola dhe i dha qetësi ekipit të Luis Enrique.
Pas një jave, Chelsea do të kërkojë përmbysjen e madhe në “Stamford Bridge”, edhe pse duket një mision i pamundur, ndërsa PSG është një hap larg çerekfinales.
Bodo/Glimt, pasi eleminoi Interin, tani është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Champions, pasi mposhti 3-0 portugezët e Sporting.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128