Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë
11 Mars 2026, 20:13 / SPORT

Lufta në Iran detyroi Jasir Asanin që të largohet nga ky vend, me klubin e Esteghalit që mori përsipër dërgimin në kufi të sulmuesit shqiptar.
Në mënyrë që të ruajë formën dhe jetë në më mirën e mundshme për ndeshjen me Poloninë (Play Off i Botërorit me 26 mars), Asani do stërvitet me Partizanin. Diçka të tillë e ka bërë me dije vetë sulmuesi i kombëtares, në një intervistë për “Shtëpinë e Futbollit”.
“Gjatë këtyre ditëve jam stërvitur këtu në Maqedoninë e Veriut. Do të rikthehem në Tiranë dhe do të stërvitem me Partizanin. Atmosfera para Polonisë është shumë pozitive. Ne mezi po presim. E dimë se stadiumi do të jetë plotë, ndërsa do na ndjekin të gjithë shqiptarët nga mbarë bota. Kemi shanse për t’ia dalë”, tha Asani.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128